Një pistoletë e konfiskuar (Arkiv) | Foto: Dogana e Kosovës

Policia konfiskon armë pa leje në Obiliq

Në fshatin Krushevc të Obiliqit, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë pa leje.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 11:50, gjatë kontrollit të një personi të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, një pistoletë dhe 181 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.