Policia Konfiskon Drogë në Zubin Potok

Policia kishte marrë informacion se në një vend të quajtur “Guri i Njelmët”, në Zubin Potok, ishin fshehur pesë kilogramë marihuanë.

Tre ditë para se të merrej aksioni Policia ishte njoftuar se një sasi e narkotikëve ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë.

Në lidhje me këtë rast, Policia kishte tre të dyshuar.

Në pamjet e shfaqura shihet si Policia gjen në një vend malor sasinë e marihuanës, e cila ishte fshehur në një kaçubë në një çantë të madhe të zezë.

Ndërsa, në emisionin “Drejtësia në Kosovë“ u shfaq pjesa e dytë e rastit të marrjes së ryshfetit nga djali i gjykatëses së Deçanit, Safete Tolaj.

Emisionin të plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://www.youtube.com/watch?v=4U8VWNZUOCM