Zëvendësndihmëse Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit takohet me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Paraprakisht, Chulick është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nicole Ann Chulick, është anëtare karriere e Shërbimit të Jashtëm të Lartë, është Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës (DRL) në Departamentin e Shtetit të SHBA ku ajo mbikëqyr zyrat e Byrosë në Evropë dhe Azinë Jugore dhe Qendrore.

Ajo iu bashkua DRL-së pasi shërbeu si Zëvendës Shefe e Misionit në Akra, Gana nga korriku 2021 deri në gusht 2023. Para kësaj, ajo shërbeu në Byronë e Çështjeve Publike Globale (GPA), fillimisht si Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore dhe më pas si Ushtruese e Detyrës së Ndihmës Sekretares . Ndërsa punonte si Zëvendës Koordinatorja kryesore për Byronë e Programeve Ndërkombëtare të Informacionit (IIP), ajo planifikoi dhe mbikëqyri krijimin e GPA përmes bashkimit të IIP me Byronë e Çështjeve Publike.

Gjatë ditës dy prijësit e shtetit të Kosovës kanë zhvilluar takime zyrtare edhe me ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad.

 

Zv/ndihmës Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit vizitë në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin