Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri

Një aksident trafiku mes dy veturave dhe një furgoni ka ndodhur sonte në hyrje të Vushtrrisë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se deri me tani nuk raportohet për të lënduar.

“Nga informatat e para raportohet për aksident trafiku me dëme materiale. Lokacioni është në magjistralen në hyrje të Vushtrrisë”, tha Zahiti.

KALLXO.com raportoi se një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Vushtrrisë.

Një qytetar kishte dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Në aksident, sipas qytetarit, ishin të përfshira tri automjete.

Aksidenti në Vushtrri – Foto: KALLXO.com