Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e 27 vjeçarit, bastis tre lokacione

15:35

Zyra për informim e policisë në Rajonin e Prishtinës ka treguar se kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen e 27 vjeçarit sot në Prishtinë.

“Policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes së tij.Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor.
Të njejtin policia e ka shpallur në kërkim policor dhe po punon për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

14:33

Familjarët e gruas së tij dyshohet se janë shkaktarët e vrasjes së 27 vjecarit  në Prishtinë.

Burimet e KALLXO.com brenda policisë kanë thënë se bëhet fjalë për një konflikt familjar.

Kallxo.com në vazhdimësi është duke raportuar në lidhje me vrasjen e cila ndodhi sot rreth orës 11:30.

Prokurorja e rastit, Bukuria Gjonbalaj pas largimit nga vendi i ngjarjes ka treguar për KALLLXO.com se ende janë duke mbledhur prova në lidhje me vrasjen duke theksuar se rasti po hetohet në vazhdimësi.

Agron Borovci, zëdhënës i rajonit të Prishtinës tregoi për fazën e hetimeve për këtë vrasje.

“Policia ka identifikuar personat e dyshuar  dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre…po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë edhe intervistimin e cilit do person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, tha Borovci.

“Ndërkohë që  është zgjeruar rrethi i hetimit janë duke u kryer operacione te bastisjeve neper lokacione të ndryshme  ku dyshohet se te dyshuarit mund te jene fshehur për t’iu shmangur arrestit policor”, shtoi ai.