Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Policia e Tiranës Arreston të Kërkuarin

Policia e Tiranës ka arrestuar 58 vjeçarin i cili ishte shpallur në kërkim.

Me anë të një njoftimi të policisë tregohet se në një operacion gjatë të cilit u arrestuan 12 persona dhe u shpallën në kërkim 11 të tjerë, policia arriti që të arrestojë 58 vjeçin.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. T, 58 vjeç banues në ishullin Shëngjin- Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari është dërguar në burg për veprën penale falsifikim i dokumenteve.