Ilustrim

Arrestohet 24 vjeçari nën dyshimin se tentoi të dhunoj seksualisht motrën e tij

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Shkodër nën dyshimin se tentoi të dhunoj seksualisht motrën e tij.

Policia e shtetit ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Në anën tjetër një rast tjetër është regjistruar edhe në vendin Vau i Dejës.

Është arrestuar në këtë rast një 23-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit.

Sipas policisë, A.D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.