Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Policia arreston dy shtetas turq për falsifikim të pasaportave

Policia Shqiptare ka arrestuar në flagrancë një çift nga Turqia.

Sipas njoftimit të policisë, hetuesit e krimit në komisariatin e Policisë Kufitare, kanë arrestuar në flagrancë 21 vjeçarin O.I. dhe 18 vjeçaren me inicialet E.I., për veprën penale falsifikim i pasaportave, letërnjoftimeve ose vizave dhe falsifikimin e vulave ose formularëve.

Sipas policisë, të dy të dyshuarit janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.

Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.

Dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.