Pesë zyrtarë të Policisë suspendohen pas publikimit të videos nga KALLXO.com

Pesë zyrtarë të Policisë janë suspenduar nga Inspektorati Policor pak orë pasi KALLXO.com publikoi një video në të cilën shiheshin zyrtarë të Policisë së Kosovës duke ofenduar një person për shkak të orientimit të tij seksual.

Një video e cila kishte arritur në adresë të KALLXO.com, tregonte për mënyrën e trajtimit nga ana e disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës me një person i cili takon komunitetit LGBTI.

https://kallxo.com/skandaloze-policia-e-kosoves-abuzon-me-personin-qe-e-akuzon-se-eshte-pjesetar-i-lgbti-video/

Dy persona të cilët ishin ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, siç shihet dhe dëgjohet në një video që ka arritur në adresë të KALLXO.com, kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, e cila kishte eskaluar në kanosje me thikë.

Personat e ndaluar derisa merren në pyetje nga policët brenda stacionit policorë në Prishtinë, rrëfejnë ngjarjen e cila i qoi ata të dy në stacionin e policisë.

Në video shihet teksa njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e kanosur me thikë.