Teatri i Gjilanit

Pesë trupa teatrale garojnë në edicioni e sivjetëm të Festivalit ‘Talia e flakës’

Festivali mbarëkombëtar i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, i cili mbahet në kuadër  të edicionit të 28-të të Manifestimit “Flaka e Janarit” në Gjilan, do të mbahet nga 23 deri më  27 janar po në  Gjilan.

Përmes një njoftimi Teatri i Gjilanit njofton se në këtë edicion të “Talisë..”, do të garojnë  trupat teatrore nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar Eksperimental – Tiranë, Qendra Multimedia, Teatri “Adriana” Ferizaj dhe Teatri i Qytetit te Gjilanit.

Shfaqjet do të jepen në Teatrin e Qytetit të Gjilanit ndërsa për më të mirët do të ndahen edhe disa çmime.