Vërshimet në Malishevë

Pesë Fshatra të Malishevës të Bllokuar nga Uji

Në Komunën e Malishevës për shkak të vërshimeve nuk mund të depërtohet në pesë fshatra.

Artan Paçarizi, zëdhënësi i kësaj komune tregoi për KALLXO.com se fshatrat Turjakë, Panorc, Rud, Llapçevë dhe Bubël janë bllokuar pasi rruga drejt tyre është vërshuar dhe është e pakalueshme.

Edhe rruga hyrëse në Malishevë nga drejtimi i Duhlës është bllokuar nga uji i mbledhur prej reshjeve.

Reshjet e djeshme dhe të sotshme kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të Kosovës.

KALLXO.com shkroi sot se në Malishevë për shkak të përmbytjeve është ndërprerë procesi arsimor..

http://kallxo.com/permbytje-malisheva-mbyll-shkollat/

Malisheva u vërshua edhe në fillim të këtij viti.

http://kallxo.com/malisheva-nje-dite-pas-vershimeve/