Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Malishevë

Një person dje me 24.02.2024 ka raportuar në polici se derisa ishte duke pastruar një arë në fshatin Lladroviq të Malishevës, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar – granatë dore, në mënyrë të kontrolluar.