Ndeshja KF Gjilani- KF. Drenica- Foto: Facebook/KF.Gjilani

Përleshje në Ndeshje Futbolli, Lëndohen Katër Shikues e Tre Policë

Tre zyrtarë policorë dhe katër shikues janë lënduar në ndeshjen e futbollit mes klubeve të futbollit Drenica dhe Gjilani.

Pas përfundimit të ndeshjes së dy ekipeve futbollistike në Skenderaj, disa persona nga publiku janë përleshur mes vete.

Sipas raportit policor, si pasojë e kësaj përleshje lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë dhe katër shikues.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar ndërsa rasti sipas policisë është duke u hetuar.