Devolli: Nuk na mposhti Ballkani, ne e mposhtëm vetën

Drenica pësoi humbje me rezultat 1-2, nga Ballkani në Skenderaj, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, duke thënë se ai e merr përgjegjësinë për këtë humbje.

“Gjërat nuk shkuan mirë dhe për këtë unë marr përgjegjësitë i pari. Ne i’a dhuruam fitoren kundërshtarit, ata nuk na bënë golat, ne i bëmë vet dhe për këtë më vije shumë keq, pasi kemi pranuar gola cinik”, ka deklaruar Devolli.

Devolli ka thënë se skuadra e tij luajti futboll vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

“Ne kemi lozur futboll vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Vumë në vështirësi Ballkanin dhe i realizuam gol. Po të kishim realizuar më herë, tani do flisnim ndryshe pas ndeshjes”, deklaroi Devolli fillimisht për “Art Sport”.

Në xhiron e radhës Drenica e pret Llapin në shtëpi.

Ballkani e mposht Drenicën në Skenderaj