Gjilani-Drenica dhe Dukagjini-Ballkani dy takimet e ditës së sotme

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në Futboll. Në Gjilan, skuadra e Ismet Munishit pret ekipin e Drenicës që gjendet në pozitën e parë në tabelë. Në rast të fitores, Gjilani do të ketë 17 pikë dhe do të barazojë pikët me kundërshtarin e sotëm.

Gjilani vjen në këtë takim pas një barazimi me Ballkanin në duelin e kaluar ndërsa Drenica pas një fitoreje të thellë kundër Ferronikelit.

Në Klinë, ekipi i inkuadruar në Superligë Dukagjini pret Ballkanin e Suharekës dhe në rast të fitores nga mysafirët, ata mund të jetë në krye të Superligës, ndërsa Dukagjini që gjendet në pozitën e parafundit, në rast të humbjes do të vështirësonte edhe më tej gjendjen e saj tabelore.

Dukagjini futet në këtë ndeshje pas fitores ndaj Malishevës ndërsa Ballkani pas një barazimi me Gjilanin.

Të dy takimet nisin nga ora 13:00.