Drenica përforcohet me mesfushorin Behar Ramadani

Drenica ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin Behar Ramadanin.

Behar Ramadani iu është bashkuar skuadrës së Drenicës nga skuadra shqiptare Vllaznia e Shkodrës.

Skuadra nga Skenderaji ka njoftuar se Ramdani luan në pozitën e mesfushorit defanziv.

“Mesfushori defanziv Behar Ramadani, zyrtarisht është̄ lojtar i FC Drenica! Ai sot në ambientet e klubit është prezantuar dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Ramadani luan në pozitën e mesfushorit dhe së fundmi ka qenë lojtar i Vllaznisë nga Shkodra. Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi. Behar Ramadani është̈ përforcimi i parë në këtë afat kalimtar, kurse klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantoj edhe prurjet tjera!”, thuhet në njoftimin e Drenicës.