Ilustrim

Pejani bleu gomat e veturës me garancion, kompania nuk iu përmbajt  

Pas ankesës nga ana e konsumatorit se kompania “Eurogoma Sh.P.K”, nuk i është përmbajtur garancionit të dhënë për gomat, ka reaguar Inspektorati i Tregut në Pejë duke kërkuar që ndaj kompanisë në fjalë të zhvillohet procedurë kundërvajtëse.

“Konsumatori kishte blerë gomat e automjetit në shumë prej 333.20 euro, tek “Eurogoma SH.P.K “, në Pejë, goma të cilat posedonin garancion 24 muaj. Mirëpo gjatë përdorimit të gomave në afat prej një muaji, të njëjtat ishin deformuar. Pala duke u bazuar në garancionin e dhënë është paraqitur tek shitësi i gomave, mirëpo i njëjti nuk e kishte kryer obligimin edhe pas vërejtjes së dhënë nga Inspeksioni i Tregut. Për ketë shkak parashtrojmë kërkesë për mos respektim të ligjit mbi mbrojtjen e konsumatorit”, thuhet në kërkesën e Inspeksionit të Tregut në Pejë.

Në mbrojtjen e dhënë në Gjykatë, përfaqësuesi i autorizuar i “Eurogoma SH.P.K”, Egzon Shkololli, tha se subjekti afarist nuk ka qenë i informuar për veprimet e shitësit (punëtorit).

“Në mbrojtjen tonë theksojmë se si subjekt me seli në Prishtinë nuk kemi qenë të informuar nga punëtori për ankesën e konsumatorit, me ç`rast shitësi është dashur që të pranoje reklamimin apo ta dërgojë për rishqyrtim në Prishtinë. Mirëpo këtë nuk e ka bërë, me çka na ka dëmtuar si subjekt. Poashtu shitësi në fjalë është larguar nga puna pas një keqpërdorimi që ka bëre në subjektin tonë, pasi që njëjtë ka vepruar edhe në atë rast”, tha Shkololli.

Tutje ai tha se po të kishin informacion do të kishin vepruar sipas kushteve të garancionit të bashkangjitura në faturë.

 

“Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”