Ndërtimtari - Foto: KALLXO.com
Pas 20 vitesh fillon trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë
15.7.2019 - 06:41
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se nga sot do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve nga ministri, Fatmir Matoshi.
Me këtë rast, Ministri Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.
Me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë.
Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00