Foto: Kryeqyteti Prishtina, Facebook
Kalimi i lejes ndërtimore, Qeverisja e Përparim Ramës nis rrënimin në një objekt në lagjen Arbëria
22.5.2024 - 12:07
Komuna e Prishtinës ka nisur rrënimin në një ndërtesë që ka tejkaluar lejen ndërtimore, në lagjen Arbëria.
Sipas njoftimit të Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama dhe Drejtorit të Inspeksionit, Florian Dushi rrënimi po bëhet pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga inspektorët komunalë.
“Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit” – thuhet në njoftim.
Komuna ka shpërndarë në Facebook edhe fotografi nga puna në terren.