Hulumtim: Pazari i vilave të Novobërdës
Sonte në Kallxo Përnime mund të ndiqni hulumtimi disa mujor për ndërtimet pa leje në Makresh të Novobërdës.
Pamje nga negociatat, në të cilat ish-kryetari i Novobërdës njoftohet se vëllai i tij ka marrë 20 mijë euro nga një ndërtues ilegal në Novobërdë.
Dëshmi ekskluzive që tregojnë për ndërtimin e mbi 140 vilave pa leje dhe tolerimin që e bëri Komuna e Novobërdës.
Prova për amnistimin e zyrtarëve të komunës nga hetimet e Prokurorisë së Gjilanit.
Hulumtim ngre dyshime për aferë keqpërdorimi edhe në Ministrinë e Bujqësisë.
Një dosje për ndërtimet pa leje në komunën e Novobërdës, ishte mbajtur pa u trajtuar për më shumë se 1 vit në këtë ministri.
Hulumtimi zbardh se neglizhenca e zyrtarëve mundësoi legalizimin e 35 vilave pa leje në Novobërdë.
Detaje për vendimin i cili u nxor nga sirtarët vetëm në momentin kur KALLXO.com kërkoi sqarime.