Parashikimi i ekspertit Sylë Tahirsylaj për reshjet e borës

Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë për KALLXO.com se reshjet intensive të borës do të vazhdojnë deri të premten.

Sipas Tahirsylës, temperaturat në këtë javë do të jenë minimalja -10 gradë ndërsa maksimalja do te arrijë deri në -1 gradë celsius.

“Duke filluar nga sot, reshjet do te jenë më intensive deri të premten, ku do te ketë ngritje të temperaturave. Ndërsa temperatura minimale ketë javë do te jenë -10 gradë në vende kodrinore-malore ndërsa në ultësira, maksimalja do te arrijë deri në -1 grade celsius”, tha ai.

Tahirsylaj parashikoi se sasia e borës në vend do të arrijë deri në 12 centimetra.

“Sasia e borës do të jetë 10 deri ne 12 centimetra varësisht nga pozita gjeografike e vendit, në vendet kodrinore- malore do të jetë më e lartë që mund të arrijë deri në 15 centimetra lartësi”, parashikoi Tahirsylaj për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi sot se reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar disa rrugët të Kosovës.