Moti, foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga sot deri të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Nesër parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Ndërsa të enjten, IHMK ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu” – thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes” – vazhdon njoftimi.

Mot kryesisht i vranët Parashihet edhe për të premten. Vranësirat parshihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s” – përfundon njoftimi.