Mot me temperatura të larta deri të mërkurën, të enjten priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Mot me diell dhe vranësira të lehta pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Mot me diell dhe vranësira të lehta pritet të mbajë edhe gjatë të martës. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, të mërkurën do të mbaje mot kryesisht i ngjashëm me ditën e martë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës së enjte mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.

Kurse, dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Sipas njoftimit, indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.