Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin për motin që do të mbretërojë në Kosovë gjatë javës së ardhshme.

Sipas Institutit, java do të shoqërohet me kushte të qëndrueshme meteorologjike, por ndryshimet fillojnë nga dita e enjte.

Gjatë ditës së hënë parashihet të ketë motë kryesisht të vranët, me temperatura minimale që do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Rritje të lehta të temperaturave maksimale do të ketë ditën e martë, kur mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta. 

Nëpër lugina dhe në vende me lartësi parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Intervale të shkurta të diellit do të mbizotërojnë gjatë ditës së mërkurë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Ndërsa, të enjten, do të ketë reshje shiu në disa zona, përfshirë reshje bore në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

Të premten, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Ndërkaq, vikendi parashihet me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.