Moti - Foto: KALLXO.com

Moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftim theksohet se vranësirat në disa vende parashihet të sjellin riga shiu.

Derisa, temperaturat do lëvizin nga 4 gradë celsius minimale në 18 gradë atë maksimale.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”- thuhet në njoftimin e Institutit.