Takimi i Ramush Haradinajt e Pal Lekajt | Foto: ZKM

Pal Lekaj debati për veteranët i orkestruar

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka mbështetur kryeministrin Haradinaj ne deklaratat e tij në lidhje me fryrjen e listës se veteraneve.

Kryeministri kishte quajtur ‘hajn’ ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili merrej me çështjen e veteraneve.

Lekaj për liderin e partisë se tij tha se si njëri nga komandantet më të shquar të UÇK-së, ka të drejtë që të ngritë zërin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ministri Lekaj e lavdëroj kryeministrin duke thënë se askush më shume se ai nuk do të dëshironte që veteranët që e meritojnë të marrin trajtim të dinjiteshem institucional.

Ky është postimi i Pal Lekajt në Facebook

UÇK, TRIUMFI MBI PADREJTËSITË NDAJ VENDIT, PËRJETËSISHT!

Është për të ardhur keq që po kalojmë këtë periudhë përmes së cilës po tentohet t’i hidhet hije e zezë epokës së lavdishme që solli çlirimin e vendit. Aq më tepër kur këto përpjekje për njollosje të atyre që dolën në mbrojtje të atdheut po bëhen për interesa personale.

Ramush Haradinaj, si njëri nga komandantët me të shquar të luftës së UÇK-së, natyrshëm e ka të drejtë që të ngritë zërin, në mbrojtje të vlerave të bashkëluftëtareve të tij.

Kryeministri sakrifikoi shumë për këtë vend. Me vete bartë plagët e luftës dhe të dhembjes së humbjes së familjarëve për tokën e shenjtë të Kosovës. Prandaj askush më shumë se ai nuk do të dëshironte që meritorët, tashmë 20 vjet pas luftës, të marrin trajtim të dinjitetshëm institucional.

Debati i ditëve të fundit për listat e veteranëve dhe fryrjen apo jo të tyre, më së paku i shkon në favor shoqërisë tonë.

Kosova, siç e dimë të gjithë, gjendet në momentet më vendimtare për të dhe ky debat i orkestruar për të keq, nuk do të duhej të lejohet që të përhapet. Nga kjo situatë nuk do të përfitojë askush, por do të humbë më së shumti vendi ynë.