Pacolli i kërkon homologut nga Malta përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut ka takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela.

Në kuadër të këtij takimi bilateral është diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.

Në vazhdim, kryediplomati Pacolli i ka kërkuar homologut të tij mbështetjen në procesin e anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm nga Malta, Abelo theksoi se Malta si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj, ndërsa në referencë të kërkesës për INTERPOL, ai tha se Malta do të marrë përsipër të diskutojë me disa vende mike, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe do të kërkojë votën e tyre në favor të Kosovës.