Kuvendi i Kosovës (Arkiv). Foto: Atdhe Mulla

Opozita kundër shqyrtimit me urgjencë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Supremes

Në seancën e jashtëzakonshme ku po flitet për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, opozitarët nuk po pajtohen që ky projekligj të shkojë me procedurë të përshpejtuar. Por, pozita po e kërkon të kundërtën.

Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë tha se sot po e bëjnë riorganizimin e Shomës së Posaçme dhe po i zëvendësojnë gjyqtarët e EULEX-it.

“Poltësim ndryshimi ka filluar kohë më parë. Por pa përfunduar këmbimi i letrave në mes të presidentit e Bashkimit Euvropian, nuk kemi mujt me procedu. Ka pas debate që me vazhdu, gjyqtart e EULEX edhe më tutje në dhomë të posaçme”, tha ai.

Shefi i GP LDK, Avdullah Hoti tha se propozimi në mbledhje të kryesisë ka qenë krejt tjetër, dhe sot në seancë ka ardhur dicka krejt tjetër.

“Ne jemi dakordu që të kemi seancë të jashtzakonshme,por për të ndërruar 1-2 nene të ligjit ekzistues. Por, ju keni dorëzu ni ligj krejt të ri me 30-40 faqe që kanë nevojë për shqyrtim nga të gjithë akterët”, tha Hoti.

Ai tha se në parim do ta mbështesin këtë projektligj në procedura të rregullta, por jo me shmangie të procedurave, sic tha ai ‘për një ligj kaq të rëndësishëm’.

Të njejtën pak a shumë e tha edhe Albulena Haxhiu, e cila foli në emër të Vetëvendosjes.

“Ne kemi marrë gjithë këtë projektligj dhe këtu është edhe një deklaratë financiare, ku ky projektligj parasheh edhe implikime dinanciare që nuk janë të parapara me buxhetin e vitit 2018”, tha ajo.

Haxhiu tha se si grup parlamenatar nuk pranojnë që ta trajtojnë me procedura të përshpejtuara, sic u shprej ‘..kur aq më shumë kur po kërkohet që senaca për shqyrtim të dytë të mbahet sot. Nuk ka asnjë kuptium’.

Por, shefi i GP PDK, Memli Krasniqi tha se ky projekligj duhet të kalojë me procedurë të përshpejtuar, ngase sipas tij, nëse shkohet me procedure të rregullt, kjo nuk do të mund të kryhej deri në tetor-nëntor.

“Procedura e rregullt, sic e parasheh rregullorja jep dy muj kohë, e kur e marrim parasysh që në fund të muajit tjetër ne shkojmë në pushim dhe nuk kthehemi deri n shtator, i bie që kjo të kryhet në tetor”, tha ai.

Krasniqi u propozoi deputetëve që projekligjin ta kalojnë sot në parim, ndërsa në lexim të dytë ta fusin në seancën e 5 korrikut ose 12 korrikut.

“Mos thuni po shkojmë në procesurë të rregullt se po kërkoni me lon për fund të vitit. Se ndryshe nuk kalon deri ka fundi i këtyij vit”, tha ai.

Kundër ishin edhe PSD, ndërsa për procedurës së përshpejtuar u deklaruan AAK e NISMA.

Në fund kryeministri Ramush Haradinaj u kërkoi deputetyëve që Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit ta shqyrtojnë me procedurë të përshpejtuar.

“Merrne kohën që ju vyn, ditë, ortë që ju duhen, por mos e humbni këtë mundësi që ta merrni sot në shqyrtim”, u kërkoi Kryeministri – deputetëve.

Pas përfundimit të mandatit të EULEX-it, gjykatësit e kësaj të fundit kanë liruar vendet e tyre në këtë dhomë, ndërsa sipas ministrit Abelard Tahiri gjykatësit nga Gjykata e Apelit do të kalojnë në Supreme, përkatësisht në dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Mandati i EULEX ka përfunduar më 14 qershor.