Vendi ku ndodhi vrasja e trefishtë | Foto: KALLXO.com

Nuk Mbahet Gjykimi Për Vrasjen e Trefishtë në Prizren

Të premten ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së trefishtë në Prizren, mirëpo për shkak të problemeve shëndetësore të gjykatësit Xheladin Osmani, i cili është kryetar i trupit gjykues në këtë rast, kjo seancë nuk u mbajt.

Seanca gjyqësore u shty në afat të pacaktuar, derisa gjykatësi Osmani të kthehet nga pushimi mjekësor dhe të vendosë për datën e seancës së radhës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ishte paralajmëruar me kohë nga gjykata që të akuzuarit, babë e bir, të mos silleshin në gjykatë për t’u përballur me akuzat për vrasjen e trefishtë.

Eshref Shemallari dhe Ejup Shemallari akuzohen për shkelje të Kodit Penal të Kosovës, pasi që më 8 mars 2015 rreth orës 14:10 minuta në Prizren në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake të mëhershme, me dashje privuan nga jeta tani të ndjerët Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Belgin Ersoj, të gjithë nga Prizreni.

Rrjedhën e këtij procesi gjyqësor KALLXO.com e ndoqi vazhdimisht.

http://kallxo.com/babe-e-bir-ne-gjykate-per-vrasje-te-trefishte/

http://kallxo.com/ekskluzive-historia-e-konfliktit-qe-coi-te-vrasja-e-trefishte-ne-prizren/

http://kallxo.com/u-vazhdohet-paraburgimi-te-dyshuarve-per-vrasjen-e-trefishte-ne-prizren/