Tritoli i sekuestruar sot në Shkodër - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

Në Shkodër Kapen 15 Kallëpe Tritol

Policia shqiptare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka arrestuar sot në flagrancë shtetasin N.K., 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.