Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy shpërthime me tritol në Tiranë

Dy shpërthime me tritol janë raportuar në kryeqytetin shqiptar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në në rrugën “3 Dëshmorët”, pa shkaktuar dëme.

Ndërsa, një tjetër sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në rrugën “Kujtesa” në Kamzë. Për pasojë, është dëmtuar porta e banesës.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjeve dhe nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën./Euronews Albania