Foto: Ilustrim

Në Prishtinë, polici sulmohet me sprej në fytyrë

Policia njofton se një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte hasur në dy persona të panjohur të cilët kishin qenë duke konsumuar substanca narkotike, është sulmuar me sprej në fytyrë nga njëri të dyshuarve.

Më pas, dy të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në “Ulpianë”, dje rreth orës 11 :20.

Zyrtarit policor i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substanca narkotike dhe një thikë.

Rasti, i cili është duke u trajtuar si sulm & posedimi narkotikëve & posedim i armës, është duke u hetuar.