Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për rastin kur një i dyshuar tentoi ta godas me veturë zyrtarin policor

I dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor, të cilin kishte tentuar ta godasë me veturë është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari gjatë tentimit që të godasë zyrtarin policor, ka goditur veturën e policisë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Velon Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut i cili thotë se i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Ne e kemi cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar, mirëpo sipas të gjitha gjasave ai njeriu ka qenë me gru, u tut prej policit. Ka marrë ikjen, i ka ra kerrit të policit dhe i ka ra një shtylle elektrike. Ka ik prej vendit të ngjarjes, policët iu kanë vu mbas, t’u e lyp kerrin e kanë gjete në një vend. Fillimisht e kemi konfiskuar veturën atë natë, ndërsa sot ka ardhë vetë ky djali është paraqit te na, është intervistu si i dyshuar dhe është liruar me procedurë të rregullt” – ka thënë Elshani për KALLXO.com.

Rasti ka ndodhur të martën.

Një person tenton të godasë me veturë zyrtarin policor në Mitrovicë të Veriut – Dëmton veturën e Policisë