Ilustrim

Sulmohet një polic në Pejë

Një zyrtar policor me inicialet E.L., dyshohet se është sulmuar me mjete të forta nga disa persona.

KALLXO.com mëson se fillimisht ishte marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në Pejë ndërsa kur kanë dalë Policia në vendin e ngjarjes kanë takuar zyrtarin policor E.L., i cili në ato momente kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Tutje siç mëson KALLXO.com zyrtari policor ka njoftuar kolegët e tij se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmisë së policit, i njëjti është goditur me disa mjete të forta në kokë. Tutje sipas dëshmisë siç mëson KALLXO.com i njëjti ka arritur që të shohë se e kanë goditur tre persona ndërsa ka treguar se nuk ka arritur që t’i identifikojë se kush kanë qenë.

Policia është duke e hetuar rastin në lidhje me dyshimet për sulmin ndaj zyrtarit policor ndërsa burime të KALLXO.com tregojnë se në vendin e ngjarjes ku u raportua se ka të shtëna me armë, Policia nuk ka arritur të sigurojë prova materiale.