Sulmohet një zyrtar policor në Aeroportin e Prishtinës

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur më 29 mars.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.