Foto-ilustrim

Gjilan, rrahet polici

Një rast i sulmit fizik ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur në Gjilan.

Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rr. “Zija Shemsiu”, në Gjilan, dje rreth orës 2:30.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar, është duke u hetuar.