
Prishtinë, një polic sulmohet fizikisht në stacionin policor
01.4.2023 - 08:52
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht një polic në stacionin policor, duke i shkaktuar lëndime.
Sipas Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Prishtinë.