Foto-ilustrim

Në Kryeqytet Kapet ‘Arsenal’ Armësh

Policia ka arrestuar 20-vjeçin A.P., shtetas i Kosovës, dhe 20-vjeçin S.L., shtetas i Shqipërisë, pasi që pas një bastisjeje në shtëpinë e tyre në lagjen “Velania” në kryeqytet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi lëndësh narkotike dhe një “arsenal” armatimi.

Operacioni është ndërmarrë dje nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit kishin narkotik dhe armë në shtëpi.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë veprën penale blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Bastisja është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore.

Me këtë rast, në cilësi të provave Policia ka sekuestruar dy armë “Kallashnikov”, katër karikatorë për “Kallashnikov”, 86 copë fishekë, një revole me dy karikatorë dhe 19 fishekë, 448.8 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe tre telefona celularë.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme.