Foto: Ilustrim

Gazetarja Behare Bajraktari sulmohet dhe kafshohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e mediumit publik (RTK), Behare Bajraktari, ka njoftuar se u sulmua dhe u kafshua nga qentë endacakë sot, më 15.05.2024, në Prishtinë.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi në të cilat shihen plagët që ka marrë nga kafshimi.

Bajraktari i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të menaxhojë problemin me qentë endacakë.

“Sot rreth orës 18:00 te mensa e studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve Përparim Rama? Rama ligjërisht je i obliguar ta menaxhosh çështjen. Qentë direkt kanë sulmuar, kjo është e rrezikshme sidomos për fëmijët”, u shpreh ajo.

Bajraktari bëri të ditur se kafshimi i qenit i ka depërtuar nëpër lëkurë të çizmës.

“Kjo gjendje është e pa pranueshme, me rrezikun që na kanoset”- ka shkruar ajo.