Foto: Policia e Kosovës

Të shtëna armësh në Lubeniq të Pejës, arrestohen dy persona

Pas të shtënave me armë në fshatin Lubeniq të Pejës, Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë përmes një komunikate për media, duke shtuar se infoamcionin për të shtëna e kanë pranuar më 15.05.2024.

“Stacioni Policor Pejё, me datë 15.05.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, ka tё shtёna me armё. Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve’ dhe ‘Përdorimi i armёs apo mjetit tё rrezikshëm’”- thuhet në njoftim.

Tutje përveç arrestimeve, nga policia janë sekuestruar armё, karikatorë, fishekё, çantë pёr armё e bllombues të armёs.

Me vendim tё prokurorit tё shtetit të dyshuarit janë ndaluar pёr 48 orё, thuhet në njoftim.