Ilustrim

Ndalohen katër shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandë

Ndaj katër shtetasëve meshkuj të Serbisë, është inicuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë e mallrave’ me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë themelore në Mitrovicë me c’rast është lëshuar vendimi mbi ndalimin e personave të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes në  Mitrovicë.

Sipas raportit policor personi i katërt ka pasur urdhëresë aktive nga gjykata dhe është marrë nga Drejtoria rajonale e Gjakovës.