
Hyri ilegalisht në Kosovë, Policia ndalon një boshnjak me shtetësi të Serbisë
20.3.2024 - 10:52
Policia në Leposaviq ka shoqëruar në stacion policor një shtetas të Serbisë të nacionalitetit boshnjak, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.
Sipas Policisë, një njësi policore gjatë vëzhgimit në terren ka parë veturën e të dyshuarit me targa të Serbisë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sharpel, më 19.03.2024, rreth orës 19:45.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është inicuar si “Kalim ilegal i kufirit”.