Policia: Përleshje me thikë në Prishtinë, lëndohen dy të mitur

Pesë persona janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë pasi dyshohet se dy të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që kanë pësuar lëndime nga thika, që dyshohet se ishte përdorur mes tyre.

Në konsultim me prokurorin  pas intervistimit të palëve  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “lëndim i lehtë trupor”.