Isa Mustafa me kryetarët e degëve të LDK-së - Foto: Atdhe Mulla

Mustafa: Veseli bëri vëllazërim-bashkim për ta rrëzuar Qeverinë time

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur edhe rreth nismave për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Në një konferencë për media pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, Isa Mustafa tha se LDK ka marrë përsipër rrëzimin e Qeverisë.

Ai përkujtoi edhe rastin kur u rrëzua Qeveria e drejtuar prej tij.

“Qeveria që unë e kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe. Edhe mocioni është nënshkru nga njerëzit e Listës Serbe, sepse si duket z. Veseli, i cili publikisht tha që unë e kam inicuar rrëzimin e Qeverisë, ka deshtë me kriju ni vëllazërim-bashkim në rrëzimin e kësaj Qeverie, që të jenë krejt aty, edhe serbë, edhe shqiptarë, edhe romë e edhe ashkali, që të arsyetohet para ndërkombëtarëve që të gjitha komunitetet kanë qenë për rrëzimin e Qeverisë”, kujtoi Mustafa.

Mustafa tha se do të bëjnë përpjekje që Qeveria të rrëzohet me marrëveshje.

“Do të bëjmë përpjekje për vetëdijesimin e pozitës që të ulemi dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve”, theksoi ai.

https://kallxo.com/mustafa-ne-dialogun-me-serbine-askush-nuk-mund-ta-perfaqesoje-kosoven-pa-mandat/

KALLXO.com transmetoi LIVE konferencën për shtyp: