Mustafa: Nuk Veçova Ndonjë Grup për Kushtëzime
Mustafa në mbledhjen e ekzekutivit tha se kur tërhoqi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk përmendi kushtëzime të ndonjë grupi të caktuar parlamentar.
“Situata s’ka qenë e volitshme të procedojmë, ka pasë presion e kërcënime individuale tek deputetët. Dëshiroj të them se nuk ju kam adresuar asnjë subjekti politik për kushtëzime, por kam thënë se nuk do të pranohen kushtëzime. Unë s’kam desht të veçoj veç ni grup parlamentar që nga mediat është veçu,” tha Mustafa.
Më 1 shtator Mustafa përmendi presionin ndaj deputetëve, ndërsa bëri të ditur se një grup parlamentar ka kërkuar koncesione në këmbim të pjesëmarrjes dhe votimit të këtij projektligji.
http://kallxo.com/qeveria-terheq-demarkacionin-nga-rendi-dites/
Atë ditë në sallë munguan deputetët e Listës Serbe, ndërsa një ditë më vonë shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti Sllavko Simiq, tha për KALLXO.com se deputetët serbë nuk patën kushte për demarkacionin, por munguan për shkaqe sigurie, ngase më 1 shtator u zhvillua protesta e “Vetëvendosjes” kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit.
http://kallxo.com/lista-serbe-nuk-pati-kushte-per-demarkacionin/
Mustafa më tutje tregoi se po bisedon me zyrtarë institucionesh të ndryshme për të verifikuar nëse Kosova po humb territor nga marrëveshja.
E kom tërheq nga reni i ditës ligjin për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malin e zi. Arsye:.
Dje kam thirrur 4 kryetarë të komunave që kufizohen me Malin e Zi dhe kam kërkuar të na informojnë neve nëse ndonjëra nga komunat ka humb 1 metër katror nga territori i tyre. Kemi biseduar dje me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës. Kemi marrë informatë nga KEK-u se deri ku kemi vendos largpërçuesit, që thuhet janë bërë në vitet ’70,” tha Mustafa, duke treguar se ka pasur edhe takime me Policinë Kufitare dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit “që të shohim a ka naj pronë andej me rastin e caktimit të vijës kufitare”.
Musfata në mbledhje luti edhe ministrat që të ndihmojnë në sqarimin e çdo dileme në lidhje me demarkacionin.
“Ju lus si ministra që në fushëveprimin tuaj të sqaroni gjithçka në këtë drejtim që mos të lëmë asnjë dyshim. Unë mendoj që ne duhet të krijojmë klimë të argumentimit të plotë. Para procedimit të gjithë ne të punojmë në mënyrë aktive që çdo gjë ta faktojmë e të jetë e njohur për qytetarë,” kërkoi Mustafa.