Isa Mustafa, Kryetar i LDK

Mustafa: E Gjeta të Kryer Punën rreth Demarkacionit

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, Isa Mustafa tha se kur u vu në krye të qeverisë, komisioni kosovar për demarkimin e kufirit me Malin e Zi e kishte përfunduar punën e tij.

“Komisioni ka filluar punën në mars 2012, ka punuar nga kjo kohë deri në vitin 2015. Kur unë kam ardhë në krye të qeverisë e kam gjetur punën pothuajse krejtësisht të përfunduar”, tha Mustafa.

Kryeministri kështu iu përgjigj pyetjes së deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu, e cila e pyeti Mustafën se në cilin vit filloi punën komisioni për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Në qershor 2015 komisioni ka deklaruar që ka përfunduar tërësisht punën dhe se nuk i ka mbetur asgjë e pakryer”, tha më tutje Mustafa.

Haxhiu më tutje, duke mos u pajtuar me vijën kufitare të përcaktuar me marrëveshjen e 26 gushtit 2015 për vijën kufitare me Malin e Zi foli për dy atlasë gjeografikë që tha se këtë vijë kufitare e përcaktojnë në Kullë e Çakorr.

“Para vetes kam dy atlasë gjeografikë, me autor Murat Meha, e atlas i ribotuar 4 herë, së fundi në maj 2015. Aty thuhet se kufiri është në Çakorr e Kullë, aty ku thotë edhe opozita”, tha Haxhiu.

Por Mustafa deklaroi se këta atlasë nuk janë punë e tij.

“Unë s’jam redaktor i atlaseve, e s’mirrem me ta. Ata që i kanë publiku i kanë përgjegjësitë për autorësi”, tha Mustafa.

Mustafa vazhdimisht ka bërë thirrje që të votohet marrëveshja e demarkacionit.

http://kallxo.com/mustafa-ta-kryejme-sivjet-ceshtjen-e-demarkacionit/