Mustafa kritikon Viola von Cramon: Mbajti lartë flamurin e VV-së duke atakuar partitë që sot janë në opozitë

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ngjitjen në pushtet të Vetëvendosjes.

Cramon mbrëmë është takuar me kryeministrin Albin Kurti, në Prishtinë.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se jashtë çdo norme normale, sipas tij, me subjektivizëm të pashoq e me përzierje flagrante, Cramon ka mbajtur lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar, sipas Mustafës, partitë që sot janë në opozitë.

“Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!” – ka shkruar ish kryeministri Mustafa.

Mbrëmë kryeministri Albin Kurti është takuar me Viola von Cramon, duke e falenderuar atë për angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti takohet me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon