Isa Mustafa | Foto: RTV 21

Mustafa: 24 Marsi 1999 Fillim i Përfundimit të Pushtimit Serb

Duke kujtuar 24 marsin e vitit 1999 kur filluan bombardimet e NATO-s, kreu i LDK-së Isa Mustafa përmendi Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin.

“Rezistenca brilante e prirë nga Presidenti RUGOVA, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem JASHARI dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tonë”, shkroi Mustafa në facebook.

Ai më tutje uroi që Zoti ta bekojë republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

24 marsi i vitit 1999 është kujtuar sot edhe nga liderë institucionalë të vendit.