Flamuri turk krahas atij kombëtar gjatë 28 Nëntorit 2016 - Foto: KALLXO.com

MPJ: Akt Vandal Heqja e Flamujve të Turqisë

Pasi nëpër medie qarkulloi një video në të cilën u pa heqja e një flamuri të Turqisë në Prizren, reagoi Ministria e Punëve të Jashtne të Kosovës me anë të një komunikate.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër heqjen me dhunë të flamujve të Republikës së Turqisë në Prizren, duke e cilësuar këtë veprim si akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria kërkon vënie para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për këtë akt.

Komunikata sqaron se ministri Enver Hoxhaj ka komunikuar me ambasadoren e Turqisë, ndërsa ka thënë se raportet mes dy shteteve janë të shkëlqyera.

Flamujtë e Turqisë si për përvjetorin e pavarësisë ishin vendosur në Prizren edhe më 27 nëntor 2016, një ditë pra Ditës së Flamurit.

Por edhe atëherë flamujtë ishin hequr, ndërsa ishte sulmuar edhe konsullata e Turqisë në këtë qytet me koktej mollotovi.

Më 29 nëntor 2016 për heqjen e një flamuri të Turqisë nga shtylla ku ai ishte vendosur qe arrestuar një person.

http://kallxo.com/arrestohet-nje-dyshuar-per-heqjen-e-flamurit-turk-ne-prizren/

http://kallxo.com/arrestohet-nje-dyshuar-per-heqjen-e-flamurit-turk-ne-prizren/