Komisioni për Legjislacion - Foto: KALLXO.com

Mosprocedimi i strategjisë kundëkorrupsion diskutohet në Komisionin për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit te ditës;
  2. Shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës;
  3. Shqyrtimi i propozimeve me kandidatët për anëtarë të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas;
  4. Shqyrtimi i Raportit të Avokatit të Popullit në lidhje me organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale;
  5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-079 për Efiçencë të energjisë;
  6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr.06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete;
  7. Diskutim lidhur me mos procedimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit, në Kuvend siç përcaktohet me nenin 16 të Ligjit nr.03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit;
  8. Të ndryshme.